Trafiku i droges Shqiperi- Kosove, denohen me 23 vjet burg tre te pandehurit
Tirane - Trafiku i droges Shqiperi - Kosove, Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 23 vjet heqje lirie tre prej te pandehurve, ndersa ka liruar edhe nje prej kolegeve te tyre. Dje togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Dritan Hallunaj kane shpallur fajtor dhe kane denuar me 8 vjet heqje lirie te pandehurin Ismajl Kllokoqi, po aq te pandehurin Paolo Gjoka dhe me 7 vjet te pandehurin Artan Kamberi. Ndersa dje gjykata ka urdheruar lirimin e menjehershem te pandehurit Fatmir Maliqi. Sipas Prokurorise per Krime te Renda, me date 14 qershor 2006, rreth ores 14:00, i pandehuri Ismail Kllokoqi (shtetas kosovar), i shoqeruar nga shtetasi Fatmir Maliqi, duke levizur me mjetin e tij tip "Opel" me targa 335 KS 851 ne vendin e quajtur Kthesa e Geziqit, ne aksin rrugor Rreshen-Kukes, i ka prere rrugen nje automjet tip "Peugeot" me targe TR 58 96 K. Nga ky automjet ka dale personi nen hetim Artan Kamberi, i cili sapo ka shkuar tek automjeti "Opel", i drejtuar nga Kllokoqi, i ka qelluar ketij te fundit ne koke me nje mjet si pistolete dhe me pas i ka marre nje celular, rreth 100 euro si dhe 3000 leke te vjetra. Me pas, drejtimin e mjetit tip "Opel" e ka marre vete Artan Kamberi, ku ne automjet ka qene dhe Ismail Kllokoqi. Pasi jane kthyer ne rruge jane nisur ne drejtim te Rreshenit. Kamberi i ka marre gomen rezerve te automjetit Kllokoqit. Pasi ka takuar te pandehurin Paolo Gjoken, Kambari ka vazhduar rrugen. Vete Kllokoqi ka paditur ngjarjen ne polici. Sipas prokurorise pas arrestimit te Kamberit dhe te pandehurit Gjoka eshte gjetur goma rezerve ne te cilen kishte 8 pako, 500 grame secila, me peshe te pergjithshme 3936 kg, te dyshuara si lende narkotike.