E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazniku: Kerkoj meshire, vjehrren e vrara se shkonte me burrin tim

Tirane - Pendohet mes loteve para trupit gjykues nusja qe vrau vjehrren pas nje konflikti pronesie dhe motiveve te moralit. "Kerkoj meshire nga ju". Keshtu eshte shprehur dje Vasilika Mazniku, e cila akuzohet per "vrasjen me dashje" te vjehrres se saj, Bozhane Mazniku. E perlotur 62 vjecarja i ka kerkuar togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Fehmi Petku, nje denim sa me te bute duke marre parasysh moshen e saj. "Bashkeshorti im kishte shume kohe qe kishte marredhenie me njerken e tij, pervec kesaj, ajo pretendonte te me merrte edhe banesen ne te cilen jetoja", ka shpjeguar e pandehura Mazniku gjykaten. Me pas ajo ka sqaruar se e kishte vrare vjehrren ne kushte te tronditjes psikike dhe per kete ishte penduar. Ndersa e pandehura kerkonte meshire nga gjykata, bashkeshorti i saj qendronte ne rreshtin e pare te familjare dhe e degjonte me vemendje. Avokati mbrojtes i 62 vjecares i ka bere te ditur gjykates se klientia e tij e kishte kryer krimin ne kushte te tronditjes psikike, pasi diten e ngjarjes ajo e ka gjetur vjehrren ne krevat me bashkeshortin e saj. Por jo vetem kaq mbrojtja ka treguar trupit gjykues diten e krimit, bashkeshorti i saj, Sotir Mazniku, i ka bere te ditur kesaj te fundit se 5 dite me pare, kishte kryer marredhenie me vajzen e tyre. Kjo gje kishte nxehur 62 vjecaren edhe me shume. Pak minuta me vone viktima eshte zene me te pandehuren, e kjo e fundit nuk ka duruar dot me, kur i ka bere te ditur se do t'i merrte edhe banesen ne te cilen jetonte. E pandehura sipas mbrojtjes ka marre perparesen ne kushte te tronditjes psikike dhe e ka mbytur vjehrren e saj, por jo se e kishte planifikuar vrasjen me pare. Nga ana tjeter mbrojtja i ka shpjeguar gjykates se klientja e tij e ka pranuar krimin duke treguar edhe arsyet qe e kane shpene ne vrasjen e vjehrres se saj. 62 vjecarja Mazniku akuzohet se me daten 31 gusht te vitit te kaluar ka mbytur me perparese ne dhomen e gjumit njerken e burrit te saj, Bozhanen, 72 vjece, te cilen e akuzonte per lidhje jashtemartesore me bashkeshortin e saj. Mazniku pas nje grindjeje banale me vjehrren e saj, e ka vrare duke e mbytur me nje perparese. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se autorja e krimit ka pasur dy arsye per te vrare vjehrren e saj, xhelozine dhe konfliktin per pronen. Vete e pandehura ka sqaruar se viktima jo vetem qe i kishte marre bashkeshortin, por pretendonte t'i merrte edhe banesen ne te cilen jetonin. Dy seanca me para prokurori i ka kerkuar togave te zeza shpalljen e saj fajtore dhe denimin me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te "vrasjes me dashje". Ne seancen e radhes gjykata do te jape edhe vendimin e saj perfundimtar. E pandehura do te perfitoje nje te treten e uljes se denimit pasi eshte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e prokurorise, sipas kerkeses se bere nga vete e pandehura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›