David Luiz: Dua të shkoj te PSG-ja

Ylli brazilian i Chelseat David Luiz ka hapur derën për një kalim të mundshëm të tij te klubi parisien PSG.Ai ka pranuar haptazi se është i interesuar të bashkohet me grupin e brazilianëve te PSG-ja,duke shtuar: “Unë jam duke menduar shumë për PSG-në dhe projektin e saj me bashkëvendësit e mi brazilian.
Klubi ka bërë një punë të mirë në Ligue 1,dhe ata kanë lojtarë shumë të mirë sikurse Lucas Moura, Thiago Motta, Maxwell,Thiago Silva,dhe nuk po mendoj për të tjerët,por vetëm për brazilianët.
Me rikthimin e Mourinhos te Chelsea,Luizit po i ngushtohen gjithonë e më shumë hapësirat, dhe ndër të tjera Special One ka lënë të kuptohet se Luiz mund të largohet më herët nga Stamford Bridge./indeksonline/