"Santiago Bernabeu" me kazino dhe dyqane

Florentino Perez vazhdon të sjellë risi në skuadrën e Real Madridit. Presidenti i galaktikëve e ka në plan ndryshimin e planit të stadiumit "Santiago Bernabeu". Perez dëshiron që të investojë edhe 60 milion euro në stadium.
Me planin e ri, stadiumi do të ketë një kazino, qendër tregtare dhe dyqane të ndryshme. Në parashikimet e bëra, pas këtij investimi, të ardhurat e Realit në vit mund të rriten edhe për 100 milion euro më shumë./Indeksonline/