E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Rama bleu me 30 mijë Euro Piepoli-n, që nxjerr fitues opozitën

akTiranë- Lideri i AK-së Kreshnik Spahiu duke akuzuar kreun opozitës Edi Rama se ka paguar 30 mijë euro Institutin Italian Piepoli, për një sondazh që sipas tij nuk është kryer kurrë, tha se sot është dorëzuar në Prokurori, dosja e radhës që denoncon sipas tij “aferën korruptive, të Institutin Italian Piepoli, për sondazhin parazgjedhor, që nxjerr fitues , koalcionin e majtë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane’”.

AK si një nga forcat më institucionale dhe serioze, kemi paraqitur dosjen për tia paraqitur Prokurorisë . Kreu i PS-së Edi Rama ka paguar 30 mijë euro Institutin Italian Piepoli për të përgatitur një sondazh që nuk është kryer kurrë dhe nxjerr fituese opozitën. Jam këtu për tju deklaruar para jush se sondazhi i djeshëm ka qenë i paguar, i fallcifikuar dhe jo i kryer me telefonata. Nuk është bërë asnjë telefonatë nga Italia në Shqipëri, deklaroi Spahiu. 

Duke komentuar listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kreu i AK-së kritikoi mungesën e përfaqësimit të grave duke vlerësuar partinë e tij si një nga partitë që ka më shumë femra në lista.

Sa për kandidimin e Ramës në Vlorë Spahiu tha: Rama hapi kraun dhe shkoi në Vlorë. Ne do ta sfidojmë kryeministrin këtu ku qeverisi 23 vite. Ne e kemi betejën me një njeri, kuq e zi përballë një faqezi. Shqiptarët duhet të zgjedhin të votojnë kuq e zinjtë apo faqezinjtë, tha Spahiu.

Spahiu tha se rezultati i AK-së në zgjedhjet e 23 qershorit do të zhgënjejë PD-në dhe PS-në, duke theksuar se asnjë nuk do të guxojë që të përcaktojë zgjedhjet në tavolinë.

Do zhgënjehen me rezultatin e kuqezinjve. Të jeni të bindur se këtij manipulimi nuk mund ta lejojmë që ata mund të vijnë këtu dhe deri në ditën e zgjedhjeve të përcaktojë rezultatin në tavolinë. Pa ardhur ende në pushtet mendoje të mashtrojnë mediat dhe gazetaret. AK është përcaktuese, ajo do jetë vota e shqiptarëve dhe ato nuk do mund të manipulojmë me 1 apo 2 largime, theksoi Spahiu. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›