E Diel, 1 Nëntor 2026

David Tukiçi: U ktheva në skenën shqiptare për zgjuar ndjenjën e përjetshme të dashurisë

Kompozitori tregon udhën artistike, për të sjellë një premierë botërore në skenën  shqiptare

Premiera e radhës e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Jeta është ëndërr përcolli emocione të veçanta tek publiku, i cili nuk i kurseu duartrokitjet. Vepra premierë është një opera-balet, me muzikë të kompozitorit shqiptar David Tukiçi dhe libret të Giacomo Carbones.

Vepra është frymëzuar nga drama "La Vida Es sueno" e Pedro Calderon de La Barcas. Ajo erdhi në skenë me regji nga Alfred Trebicka dhe është hera e parë atë e shohim në regjinë e shfaqjeje operistike. Ndërkohë që David Tukiçi pohon se me këtë vepër ai ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe me vëllain e tij Genc Tukiçi, i cili tashmë është një pianist i njohur, i cili po prezantohet me sukses në skenat botërore. Maestro David Tukiçi ka ndërhyrë në libretin fillestar dhe në këtë shfaqje ka ndërthurur baletin me muzikën. Në role kryesore interpretojnë Stephen Mullan (Sixhizmondo), Emiljana Palushaj, Sofika Kola, Ardita Meni (Rozura), Armando Likaj (Klotaldo), Erlind Zeraliu (Mbreti Bazilio), Gilmond Myftari (Klarino), Klodiana Brahimi, Rezarta Qevani, Rudina Delia (Stela), Elson Braha (Astolfo), Luan Sula (këshilltari i mbretit). Balerina Erisa Gina, Greta Hush, Dion Gjinika, Julind Dervishi do të jenë kundërfigurë e e Rozaurës dhe Sixhizmondos. Koreograf është Agron Aliaj, dirigjent kori Dritan Lumshi, skenografia Genc Shkodranit dhe dirigjent vetë David Tukiçi. Jeta ime është një ëndërr dhe ndjehem i privilegjuar pse jeta me ka trajtuar mirë, kështu shprehet kompozitori, këngëtari dhe muzikanti David Tukiçi në një intervistë dhënë për gazetën. Një ditë pas premierës se veprës së tij që mban titullin Jeta është ëndërr, ai është tregon udhën e gjatë që ka bërë për të sjellë në skenën shqiptare një premierë tërësisht botërore pikërisht në skenën shqiptare. Unë e quaj veten të privilegjuar dhe vërtetë është si një ëndërr, sepse gjithçka ka unë kam kërkuar nga jeta ajo ma ka dhënë. Sepse me duket sikur zoti me përkëdhel, në kuptimin që unë e kam ëndërruar të shkruaj një vepër të tillë dhe ja ku ndodhem para kësaj që unë po e realizoj. Dhe po e realizoj të paktën në vendin tim, tregon David Tukiçi, kompozitor dhe dirigjent. Vepra që vihet për herë të parë në skenë konsiderohet një legjende me tre akte dhe në të shkrihet opera dhe baleti. Tukiçi, i cili punon në këtë vepër se bashku me të vëllain Gencin shprehet se përveç muzikës ka punuar vetë edhe për libretin në bashkëpunim Giacomo Carbonen. Unë sigurisht jam rikthyer si këngëtar, si kompozitor i muzikës simfonike apo korale, po kjo është një vepër shume komplekse, thekson Tukiçi. Maestro David Tukiçi, lindur në Shkodër, është diplomuar për Piano pranë Liceut Artistik Jordan Misja në Tirane dhe ka ndjekur  5 vjet studimet e larta në drejtimin e maestro Çesk Zadeja. Gjithashtu, është diplomuar për kompozicion në vitin 1980 pranë Akademisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Tukiçi që prej viti 1992 jeton në Itali, duke mos rreshtuar së studiuari muzikë, dirigjim, kompozim por gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent edhe në skenën shqiptare. Drama e shkuar nga një prej dramaturgëve më të mëdhenj spanjolle Calderon de la barca nuk është muzikuar asnjëherë, ndërkohë që është vepra më e publikuar dhe prezantuar në Evropë.

-Premiera operistike Jeta është ëndërr erdhi si premierë botërore në skenën e TKOB. Cilat ishin emocionet, që morët me shfaqjen e saj në skenën operistike shqiptare?
Emocionet që unë mora nga shfaqja e saj janë shumë pozitive, dhe sigurisht që kjo opera ishte ëndrra ime, që duartrokitjet e para për veprën operistike Jeta është ëndërr të jenë nga publiku shqiptar. Unë jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar. Në të vërtetë unë e prisja këtë entuziazëm të publikut dhe ai ma dha atë që unë prisja nga ai, madje më dha dhe më shumë.

-Sa vite keni punuar për të vënë në skenë këtë premierë operistike?
Unë kam punuar 3 vjet për këtë vepër operistike, por dhe herë-herë unë jam shkëputur, por gjatë kësaj kohe i jam përkushtuar kësaj vepre, për ta sjellë sa më bukur para publikut shqiptar. Unë e quaj veten të privilegjuar dhe vërtetë është si një ëndërr, sepse gjithçka që kam kërkuar nga jeta ajo ma ka dhënë, sepse më duket sikur zoti më përkëdhel, në kuptimin që unë e kam ëndërruar të shkruaj një vepër të tillë dhe ja ku ndodhem para kësaj që unë e realizova, dhe realizova në vendin tim.

-Si u ndjetë që vepra pas natës së parë u prit kaq mirë nga publiku?
Fakti që u prit kaq mirë, unë mendoj se njerëzit kur e kuptojnë ngjarjen ju pëlqen dhe muzika. Sigurisht që publiku shqiptar është shumë i dhënë pas muzikës dhe ai e dashuron muzikën e lehtë, por ai do dhe operën kur ai kupton. Unë jam munduar që të shkruaj një muzikë zemre, që do të thotë që të shkojë nga zemra ime tek publiku dhe nuk ka asnjë problem, sepse ai do ta shijojë dhe dëshira ime është që ai të rikthehet pasi ai e shikon njëherë dhe ka dëshirë që ta shohë dhe për herë të dytë.

-Pse zgjodhët skenën shqiptare për ta sjellë këtë premierë botërore?
Sigurisht që vendi që unë dua më shumë në botë është vendi im Shqipëria dhe ishte dëshira ime që notën e parë ta merrte publiku shqiptar. Sigurisht që unë dëshiroj që vepra të luhet sa më shumë, sepse vepra do të jetë në një vend tjetër një ambasadore e Shqipërisë, por kjo ishte dëshira që unë realizova dhe që them se ka përcjellë emocione të bukura tek publiku shqiptar. Kjo ishte dëshira dhe u realizua në Shqipëri për herë të parë në skenën shqiptare dhe mbetet në historinë e muzikës, që për herë të parë ajo u luajt në vendin tim. Unë sigurisht jam rikthyer si këngëtar, si kompozitor i muzikës simfonike apo korale, po kjo është një vepër shumë komplekse.

-Si ishte ky bashkëpunim me vëllain tuaj Genc Tukiçin, cila ishte e veçanta e tij?
Bashkëpunimi me vëllain erdhi shumë mirë si gjithmonë, por duke menduar që ai e njeh veprën dhe sa të merresha me artistë të tjerë duke ia mësuar, mendova se do të ishte një bashkëpunim shumë i mirë me vëllain tim Gencin, i cili është një pianist shumë i njohur. Ai e kishte dëgjuar veprën disa herë dhe nga ana gjenetike ne lidhemi shumë shpejt, jemi vëllezër, kemi bashkëpunuar shumë herë dhe gjykimi im doli si unë e mendoja. Ne me vëllain e punuam shumë shpejt operën, pasi ne patëm shumë pak kohë në dispozicion që ta shkruanim këtë vepër. E kemi punuar veprën për rreth 2 muaj sëbashku. Më pas dhe me orkestrën unë pata më shumë kohë dhe aty u desh dhe përgatitja ime më e madhe, që orkestrës tia jepja shumë të qartë, meqë me këngëtarët ne kishim punuar. Me këtë kohë minimum, që na u dha ne arritëm që të venim veprën në skenën operistike.

-Vëllai juaj është shprehur që me këtë vepër ju përmbushët dhe një amanet të babait tuaj?
Sigurisht që dëshira e babit tonë ka qenë e përhershme, që ne të bashkëpunojmë. Dy artistë është shumë e vështirë që tia thonë gjërat sinqerisht njëri-tjetrit, por ne duke qenë se ishim vëllezër, jemi rritur së bashku me të njëjtën edukatë muzikore. Punuam shumë por dhe plotësuam një dëshirë, jo vetëm të babit por dhe tonën. Dëshira që ne të ishim sëbashku dhe në skenë me këtë vepër u realizua.

-Çfarë mendoni për artistët shqiptarë që morën pjesë në veprën tuaj?
Artistët shqiptarë janë shumë të talentuar, kjo tashmë dihet dhe në këtë vepër të gjithë ata që morën pjesë dhanë maksimumin e tyre si artistë. Unë kam mbetur shumë i kënaqur nga të gjithë ata, nuk dua të përmend emra sepse kam frikë se do të harroj ndonjë prej tyre, por me të vërtetë që unë u kënaqa shumë me ata. 

-Mesazhi, që vjen me veprën operistike Jeta është ëndërr?
Jeta është ëndërr, në momentin që ne dashurojmë me të vërtetë, kur dashuria është e vërtetë, ajo nuk vdes, ajo jeton bashkë me shpirtin tonë. Është e përjetshme.

-Ju jetoni në Itali diçka rreth aktivitetit tuaj atje?
Aktiviteti im artistik atje është përqendruar kryesisht në krijimtarinë e kësaj vepre që unë kam shkruar, sepse për të shkruar një vepër me përmasa të tilla unë duhej që të përqendrohesha, megj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›