Fillon nga sot shfaqja e "Green Zone"

Jeta në rrugicat e Irakut
Kinema Millennium fillon sot projeksionet e filmit "Green Zone" (Zona gri) i regjisorit britanik Paul Greengrass. Një seancë e posaçme është mediat sonte 20.30. "Green Zone" është një dramë thriller bazuar në librin "Imperial Life in the Emerald City: Inside Iraq's Green Zone" te Rajiv Chandrasekaran.
Pas pushtimit të Bagdadit është koha për të gjetur ato armë të shkatërrimit në masë që u bënë shkak i shpërthimit të konfliktit. Zyrtari Roy Miller është në krye të një prej skuadrave të shumta të cilat ndjekin udhëzimet e CIA-s për vende të ndryshme ku mund të fshihen armët, por ai ndryshe nga të tjerët dëshiron që të mësojë më shumë.
Pikërisht këtu fillojnë edhe telashet për Roy-n.
"Green zone" është vlerësuar pozitivisht nga kritika si një vijim i filmit "The Bourne Ultimatum". Ndryshe nga filmat e tjerë të bazuar mbi tema të tilla, "Green Zone" sjell jetën në rrugicat e Irakut, mes konfliktit dhe pasigurisë.
Ndonëse është një film tipik i kinemasë aksion, interesi i filmit kalon shumë shpejt nga konteksti gjeopolitik në frazat me të cilat personazhet kërcënojnë njëri-tjetrin, përleshjet, tensionin e përndjekjes dhe motiveve që i shtyjnë personazhet të vijojnë misionin e nisur.
Skenari është shkruar nga Brian Helgeland. Interpretojnë aktorët Matt Damon, Amy Ryan, Greg Kinnear, Antoni Corone, Nicoye Banks. Kohëzgjatja 1 orë e 55 minuta.