E Diel, 1 Nëntor 2026

David Vila: Do të qëndroj në radhët e Valencias

Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat theksojnë se “telenovelës Vila” po i vjen fundi pas një telefonate që ky ka zhvilluar me presidentin e klubit. Një gjë e tillë parashikohej, duke marrë parasysh që katalanasit e Barcelonës janë pranë marrëveshjes për të marrë sulmuesin e Interit, Zllatan Ibrahimoviç.

“E kam vendosur qëndrimin tim, do të vazhdoj me Valencian”, mësohet t’i ketë David Vila presidentit Llorente.

Javën e ardhshme ata pritet të dalin së bashku në një konferencë shtypi për t’i vendosur kapakun gjithçkaje. Sulmuesi i kombëtares spanjolle kërkohej nga disa “bigë” të Evropës, mes të cilëve: Çelsi, Mançester Siti, Real Madridi dhe Barcelona. Ndërkohë, Vila pati deklaruar se nuk dëshironte të lëvizte nga kampionati spanjoll.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›