David Villa e do Barçën

E ardhmja e David Villas duket se është e qartë. Sipas të përditshmes katalunase Sport, sulmuesi i rrezikshëm mund të takohet me presidentin e Valencias, Manuel Llorente, për të diskutuar rreth së ardhmes së tij. Valencia nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i saj për më pak se 40 milionë euro.
Takimi i parë joformal i futbollistit me zyrtarët e klubit katalunas është paraparë të zhvillohet në Barcelonë para Botërorit. Villa nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur përkrah Lionel Messi. “Çdokush do të dëshironte të luante me lojtarin më të mirë në botë”, tha Villa.