E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, nis shpërndarja e dëmshpërblimit

ELBASAN - Ka nisur shpërndarja e dëmshpërblimit për të prekurit nga pasojat e tragjedisë së Himarës për prefekturën e Elbasanit.

Për personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, qeveria vendosi një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra të cilave iu shtohen edhe 3 milionë lekë për shpenzimet e funeralit.

Ndërsa për personat që u plagosën është akorduar shuma prej 3 milionë lekësh. Në aksident humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›