E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez nuk shitet

Roberto Mancini insiston se nuk planifikon ta shesë Carlos Tevezin këtë verë.

Milani është në kërkim të sulmuesit argjentinas, për ta zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin, i cili do të transferohet në Paris Saint Germain.

Mirëpo, trajneri italian thotë se 28 vjeçari do të qëndrojë në Etihad Stadium, pasi palët janë pajtuar, pas mosmarrëveshjeve që patën sezonin që shkoi.

Tevez do të mbetet në City. Jemi ekip i madh dhe do të mundohemi t’i mbajmë lojtarët e mëdhenj.

Nuk do të jetë e lehtë, por ai do të mbetet”, tha Mancini, i cili po ashtu siguroi se edhe Edin Dzeko do të qëndrojë tek kampioni i ri i Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›