E Diel, 1 Nëntor 2026

Nene Tereza bashkon politiken Rozeta Rapushi

Nene Tereza bashkon edhe lideret e politikes. Pas me shume se nje viti merish akuzash sulmesh bojkote dhe debate kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Socialiste njeheresh dhe kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama shtrenguan duart dje ne ceremonine e perurimit te projektit Rruga e Mijevjecarit per Paqen. Nje nisme kjo e Presidentit Bamir Topi ne bashkepunim me Unionin per Paqen dhe bashkine e Tiranes ne nderim te kujtimit te Nene Terezes me rastin e 100-vjetorit te lindjes si dhe pervjetorit te shtate te lumturimit te saj. Krah per krah dy lideret e politikes si dhe Presidenti Bamir Topi pershkruan dje tere rrugen e ndertuar ne nderin e Nene Terezes duke zbehur disi imazhin e ashper te akuzave dhe mungeses se konsensusit prej kohesh mes tyre. Kryeministri Sali Berisha ishte ai i cili i dha doren kreut socialist Rama Presidentit Bamir Topi dhe me pas te gjithe te ftuarve te pranishem diplomate dhe organizatore. Por po keshtu edhe Rama ndonese me nje fytyre me te ngrysur ia dha doren kundershtarit te tij pavaresisht se nje dite me pare refuzoi bashkepunimin per realizimin e reformes zgjedhore. Ne kete atmosfere larg debateve dhe ne nje dite perkujtimi kreu i qeverise gjeti rastin qe edhe ne nje dite si kjo ta uroje personalisht kryetarin e opozites Rama per martesen e tij ne prag. Duke marre menjehere edhe nje falenderim prej tij ndonese disi te thate. Por ne nje atmosfere te tille nuk kane munguar edhe batutat e fjalet mes paleve pasi kryeministri Sali Berisha i thote Presidentit Bamir Topi ne krah se Rama edhe kur martohet nuk te jep nje kafe. Gjate pershkrimit te Rruges se Mijevjecarit per Paqen tek Liqeni Artificial i Tiranes Presidenti Bamir Topi edhe kryeministri Sali Berisha shoqeroheshin nga bashkeshortet e tyre nderkohe qe kreu socialist duket se daljen e pare publike me nusen e ardhshme do ta beje pas dasmes pasi dje ishte i vetem ne ceremonine e zhvilluar per kujtimin e Nene Terezes. Takimi mes dy lidereve politike vjen ne nje periudhe shume te acaruar politike ne vend. Kryeministri Sali Berisha ne menyre te vazhdueshme ndonese pa sukses po i ben thirrje opozites qe te jape votat dhe te bashkepunoje per reformen zgjedhore ligje te rendesishme si ai per Gjykaten Administrative si dhe nje sere ceshtjesh te tjera. Nderkohe qe opozita dhe me konkretisht lideri i saj Edi Rama e ka bere te qarte se nuk do te jape votat per nisma te tilla ligjore dhe as per reformen zgjedhore ne rast se me pare nuk behet transparenca e procesit te kaluar zgjedhor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›