E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davosi i megapolitikes

Nga Dr. Jorgji Kote

Kur profesori i atehershem 31 vjecar zviceran i ekonomise, Claus Schwabb organizoi per here te pare Forumin Europian te Menazhimit ne Davos ne vitin 1971, zor se kishte menduar se vite me vone ajo qender e njohur turistike alpine, pikerisht fale ketij Forumi qe me vone u kthye ne "Forumin Ekonomik Boteror" do te hynte ne histori edhe si nje pike madhore takimi e elites boterore politike, ekonomike, dhe financiare. Edhe pse quhet Forum Ekonomik, mesa duket me teper per tradite, pas vitit 1974 atje u lejuan te "ngjiteshin" edhe perfaqesues te "megapolitikeberjes boterore, duke e kthyer Davosin ne nje megaforum politiko-ekonomik. Pas 38 vitesh, vec emrit te krijuesit dhe "pronarit" te tij, 69-vjecarit Schwabb qe vazhdon ta drejtoje, cdo gje tjeter, pra permbajtja, formati, tematika, pjesemarrja, imazhi, fama dhe marketingu i Davosit kane ndryshuar per mire.

Sivjet, ai shenoi nje rekord historik per sa i perket numrit dhe cilesise se pjesemarrjes ne te. Keshtu, ndermjet 2500 perfaqesuesve te larte nga 91 vende, ishin 40 kryetare shtetesh dhe qeverish, ndermjet tyre Putin, Merkel, Brown, etj., shtate komisionere te BE-se, 64 ministra, 15 udheheqes fetare te te gjithe besimeve, rreth 1 200 drejtues me te larte te 1400 koncerneve nga me te medhate ekonomike te botes, etj. Nje Samit i vertete boteror, qe u mor me temat me te nxehta politike dhe ekonomike te dites e ne perspektive. Padyshim qe krahas fames se Davosit, edhe kriza e tanishme financiare pati ndikimin e vet te ndjeshem ne kete drejtim. Te gjitha keto ndodhin ne nje qender turistike alpine ne lartesine 1 560 metra, me 13 mije banore, e ku vijne 2.2 milione turiste te huaj ne vit per ski, alpinizem, clodhje, etj. Ndaj Davos, konsiderohet si kryeqendra alpine e megapolitike e me te fuqishmeve; vertet per 5 dite, por me nje rrezatim dhe jehone kohore mjaft me te gjate. Vlerat dhe rendesine ketij Forumi unikal per llojin e vet ia shtojne padyshim edhe karakteri i tij kryesisht informal, tematika e larmishme qe varion nga aspektet ekonomike, financiare, klimes e deri tek lufta kunder terrorizmit nderkombetar, mundesite e shumta per takime, gjate seancave por sidomos gjate pasditeve dhe kohes se lire. Edhe pse ne Davos nuk merret kurrfare vendimi dhe as shpalosen strategji, si ne forume apo samite te tjera rigorozisht zyrtare, aty ndodh dicka me e madhe. Aty shpjegohen dukurite, ndahet pervoja, me te mirat dhe te keqijat, dhe gjerat thuhen me emrin e tyre te vertete. Aty marrin udhe forume dhe takime te tjera zyrtare, nenshkrime marreveshjesh, kontratash, aty konturohen e koordinohen vizionet, aty behet marketingu efektiv per te cilin aq shume kane nevoje edhe vende si i yni, aty nxiten kontaktet, pse jo dhe miqesia personale politike, qe sot ka rendesine e vet ne marredheniet nderkombetare. Besueshmeria e Davosit vjen edhe nga fakti se aty jane piketuar apo nxitur edhe zgjidhja e disa krizave te meparshme politike dhe ekonomike ne te shkuaren. Te mos harrojme shtypin dhe median, qe me 500 perfaqesues "zbarkojne" mes politikaneve dhe lidereve te biznesit apo dhe lidhjet e drejtperdrejta televizive nga stacionet me te fuqishme te botes! Kesisoj, "muzika" pra, perfitimet ne pamje te pare te pamatshme te pjesemarrjes ne kete Forum, ndihen dhe vijne me vone me tere spektrin e tyre. Ne kete kuptim, edhe pjesemarrja e delegacionit te nivelit me te larte nga Shqiperia, te kryesuar nga Kryeministri Berisha, ne perberje te te cilit ishte edhe Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, ishte me vend dhe e vleresuar. Ajo qe mund te nenvizohet me kete rast eshte dhe "institucionalizimi" i pjesemarrjes se autoriteteve tona te larta keto tre vitet e fundit, duke e kthyer ate ne nje tradite te dobishme. Jo thjesht dhe vetem nisur nga takimet e shumta me burra shteti dhe personalitete te vendeve miq, organizatave nderkombetare. Por, mbi te gjitha, per nxitjen e marketingut dhe imazhit tone nderkombetar, dy komponente vendimtare per shtimin e fluksit te investimeve dhe perparimin e shpejte ne rrugetimin tone drejt integrimit Euro-Atlantik dhe me gjere.

Besueshmeria e Davosit vjen edhe nga fakti se aty jane piketuar apo nxitur edhe zgjidhja e disa krizave te meparshme politike dhe ekonomike ne te shkuaren. Te mos harrojme shtypin dhe median, qe me 500 perfaqesues "zbarkojne" mes politikaneve dhe lidereve te biznesit apo dhe lidhjet e drejtperdrejta televizive nga stacionet me te fuqishme te botes! Kesisoj, "muzika" pra, perfitimet ne pamje te pare te pamatshme te pjesemarrjes ne kete Forum, ndihen dhe vijne me vone me tere spektrin e tyre

Nje Samit i vertete boteror, qe u mor me temat me te nxehta politike dhe ekonomike te dites e ne perspektive. Te gjitha keto ndodhin ne nje qender turistike alpine ne lartesine 1 560 metra, me 13 mije banore, e ku vijne 2.2 milione turiste te huaj ne vit per ski, alpinizem, clodhje, etj. Ndaj Davos, konsiderohet si kryeqendra alpine e megapolitike e me te fuqishmeve; vertet per 5 dite, por me nje rrezatim dhe jehone kohore mjaft me te gjate


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›