E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari suedez, sot ne Shqiperi

Kryetari i parlamentit te Suedise, Per Uesteberg, do te zhvilloj takime me kreret me te larte te shtetit shqiptare, gjate vizites se tij treditore qe nis sot ne Tirane. Ne keto takime, pritet te diskutohet per integrimin e metejshem te Shqiperise dhe ndihmen qe ky vend i Bashkimit Evropian do i jap vendit tone. Nje nga temat qe pritet te diskutohet, eshte edhe bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve. Pak dite me pare ne Davos, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me kryeministrin e Suedise, Fredrik Reinfeldt. Dy homologet, biseduan per bashkepunimin dhe marredheniet dypaleshe dhe mbi potencialet qe Shqiperia ofron per investitoret suedeze ne fusha te ndryshme, sidomos ne turizem, shfrytezimin e pasurive minerale, burimeve energjetike. Suedia e cila eshte anetare e BE-se qe nga janari i vitit 1995, eshte nje nga vendet me te zhvilluara ne bote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›