Davutoglu:Turqia, aleancë me Egjiptin

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se qeveria e vendit të tij, dëshiron të krijoj aleancë me Egjiptin, ndërsa ky vend po zhvillohet, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, dhe po ndërton atë që parashikohet se do të jetë demokraci.
Në një intervistë për të përditshmen Nju Jork Tajms, ministri Davutoglu, theksoi se aleanca turko-egjiptiane nuk do të ishte e drejtuar kundër Izraelit, as kundër Iranit, ose kundër ndonjë shteti tjetër.
Sipas tij, aleanca do të ishte “bosht i demokracisë” së dy vendeve më të mëdha në rajon.