Sulm me bombë në Pakistan, të paktën 8 të vrarë

Të paktën 8 persona janë vrarë pas një sulmi vetëvrasë në Karaçi, qyteti më i madh pakistanez.
Zyrtarët pakistanez kanë deklaruar se një makinë bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një zyrtari të lartë të policisë në qytetin e Karaçit duke vrarë 8 persona.
Por mësohet se zyrtari i lartë policor, Çaudri Aslam, shef i njësisë kundër terrorizmit në departamentin e hetimeve të krimit, i shpëtoi sulmit.
Zoti Aslam, njësia e të cilit është e përfshirë në luftimet kundër militantëve islamikë, pas sulmit u shfaq në televizionin lokal dhe fajësoi talibanët.
Sipas mediave ndërkombëtare në mesin e të vrarëve gjenden edhe 6 policë.