Barrikadat, pritet marrëveshje Thaçi-Tadiç

Vizita e kryeministrit Hashim Thaçi në Nju Jork, për të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përveç përpjekjeve lobuese, mund të realizojë një marrëveshje të rëndësishme për veriun e Kosovës.
Të paktën kështu besojnë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare të akredituata në Kosovë.
Burime të gazetës “Zëri” brenda këtyre misioneve deklarojnë se vizita e Thaçit në Nju Jork, mund të rezultojë me një marrëveshje për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri.
Kjo marrëveshje, sipas tyre, do të mund të realizohet pas një takimi që do të zhvillohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian dhe atyre të SHBA-së.