E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Miqësoret, testi i vërtetë për ndeshjet zyrtare

Katari dhe Irani janë dy skuadra shumë të forta. Tani kam idenë e futbollistëve dhe testet do shërbejnë për të saktësuar filozofinë se si do të luajmë në ndeshjet eleminatore

Me shume hamendje, me shume ide për të regulluar kombëtaren shqiptare, por po me kaq  dilemma, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani de Biazi është shfaqur në konferencën për shtyp në Durrës. Ka dashur të ketë të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion, por dëmtimet dhe datat jot ë lira nga FIFA e kanë penalizuar jo pak. Janë të paktën 7 futbollistë, të cilët trajneri nuk do i ketë në dispozicion të tij, pa folur për ata që do vijnë me copa.Ne e dinim që këto dy data nuk ishin të lira nga FIFA, prandaj nuk kemi asnjë arësye të kërkonim më shumë. E dinim që është fundi i sezonit, dhe menduam ti kemi të gjithë në dispozicion, por disa prej tyre janë ende në aktivitet Trajneri flet dhe natyrisht ka në mendje Mërgim Brahimin në Zvicër, Salihin në Uashington dhe Berishën në Australi. Vetëm një pauzë dhe trajneri i kombëtare shpjegon gjithçka. Përsa i përket Mavarajt unë e kam ndjekur vazhdimisht, Ka gjak shqiptari dhe jam shumë i kënaqur që ai do veshë fanelën kuqezi. Ai është një futbollist, i cili na bën shumë punë në planet që kemi për kombëtaren shqiptare. Une e kam ndjekur vazhdimisht dhe kam besim që shumë shpejt do ingranohet me grupin e kombëtares dhe shpresoj se edhe tifozeria do e mbështesë. Kam ndjekur Salihin, kur ka qënë në Austri, është futbollist i jashtëzakonshëm dhe është pjesë e kombëtares. Asnjëherë, pasi mundësitë nuk kanë qënë të tilla, nuk kam ndjekur Besarrt Berishën në Australi, por nëpërmjet televiozionit kam ndjekur gjithe curinë e tij. Edhe ai është I domosdodhëm në kombëtare. Pra janë shumë futbollistë që ne po ndjekim dhe besoj se në ditën e duhur do i kemi të gjithë në dispozicion. Kaq flet de Biazi për grupin aktual, ndërkohë që nuk mund të mos i përgjigjet pyetjeve lidhur me futbollistë, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar.

Kampionati shqiptar

Në fillim kam bërë zbor me këta futbollistë. Eshtë e vërtetë, që lista më ka mbërritur nga zyra e talenteve në federatën e futbollit e kjo sepse unë ende nuk kisha njohuri. Por tani i njoh mjaft mirë të gjithë dhe besoj se kam bërë zgjedhjet e duhura. Fjali të thata, por me shumë domethënie të trajnerit të kombëtares. Pra shkurt, këto që kam grumbulluar janë më të mirët, të tjerët duhet të përmirësohen për të qënë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit, natyrisht nëse duan dhe kërkojnë të jenë pjesë e saj.

Panorama e eleminatoreve

Sipas de Biazit gjithçka është nën kontroll. Trajneri flet për dy miqësoret, por edhe për të tretën në fund të gushtit. Eleminatoret po afrojnë dhe nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. Kam ndjekur nga afër të gjithë ata që janë grumbulluar, por edhe të tjerë që mund të jenë pjesë përbërëse e kombëtares. Pra më qartë grupin që do përfaqësojë Shqipërinë e kam të konturuar në mendjen time. Po shkojmë drejt përcaktimit të formacionit, dhe ajo që është më e rëndësishmja, po shkojmë  drejt filozofisë së lojës tone. Përsa i përket formacioni titullar trajneri ende ka dilema, ndonëse shumë prej tyre i ka të zgjidhura. E riktheksoj, këta futbollistë do jenë baza e eleminatoreve të ardhshme. Duke shtuar edhe ata që mungojnë sikurse e thashë me lart,  unë do konturoj formacionin bazë. Këto dy miqësore janë shumë të rëndësishme për të gjithë. Do luajnë ata që unë mendoj se do jenë baza e eleminatoreve, por në formacion do ketë vend për të gjithë ata që kam grumbulluar. E thene troç trajneri italinan i kombëtares shqiptare pretendon të ketë bërthamën e formacionit dhe të gjithë të tjerët të luftojnë për një vend në skuadrën e parë.

Ndeshjet miqësore

Mund të flasin shumë, ose mund të mos thonë asgjë. Mund ti humbasim të dyja dhe trajneri të vijë e të thotë se provova skemat taktike e askush nuk ka asnjë të drejtë ta kundërshtojë. Mund ti fitojë të dyja, por që në zyrtaren e parë të humbë. E atëherë çfarë do themi. Më mirë asgjë për momentin e të themi ato që thotë vetë trajneri. Kam pasur kohën dhe mundësinë ti njoh dy kundërshtarët. Katari, me të cilin do ndeshemi në Madrid ka një skuadër të fortë, Irani po e po, është vërtet një skuadër që duhet marrë në konsiderate, mbase më shumë se sa kundërshtarët e grupit. Pikërisht për këtë arësye i konsideroj të dyja këto ndeshje si shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të përfaqësueses shqiptare. Do presim përfundimin e tyre e duke parë testin e futbollistëve do marrim edhe përgjigjen që ne presim prej tyre. Fatmirësisht do kemi edhe një miqësore tjetër kundër  Moldavisë në gusht, e cila do jetë edhe testi para sfidës zyrtare kundër Qipros në shtator. Ndeshje deçizive, por në mungesë të Kristi Vangjelit (dëmtuar), Odhise Roshit (dëmtuar), Debatik Currit (dëmtuar) Hamdi Salihit (pamundësi për të ardhur, Besart Berishës (pamundësi për të ardhur) si dhe tre të dëmtuarve të fundit, Teli, Muzaka dhe Ujkani, duket se lista e de Biazit dhe kombëtares është më shumë me arna, se sa e plotë. Pa folur me tej që edhe ata të cilët janë të grumbulluar janë part time në kombëtare. Gjithsesi dy miqësore, të cilat të paktën një vlerë do kenë, mendimet e de Biazit pas tyre do jenë shumë më të kthjellta

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›