De Biazi: Të luajmë si ekip i madh, Islanda s'pëson gol kollaj
TIRANE- Një ndeshje inteligjente dhe me përqendrim të lartë. Është kjo ajo që kërkon trajneri i kombëtares Xhani De Biazi në prag të përballjes së sotme ndaj Islandës, e treta për Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2014.
Tekniku italian i druhet forcës fizike të kundërshtarit, ndërsa thotë se ndaj tyre duhet shfrytëzuar qoftë edhe një mundësi e vogël që të jepet. "Luajmë para publikut tonë, që do të jetë i madh në numër, por duhet të jetë i durueshëm, pasi Islanda nuk pëson gol kollaj", u shpreh De Biazi, në konferencën e fundit për shtyp përpara sfidës së sotme.
Mister, si vjen Shqipëria në këtë ndeshje?
Them se kemi punuar mirë këto ditë, por fusha do ta tregojë. Djemtë i pashë mirë e të përqendruar, gjë që është shumë e rëndësishme. Nga ana fizike jemi më ndryshe në krahasim me ndeshjen me Qipron, kështu që të shpresojmë që çdo gjë do të shkojë mirë.
Mund ta thoni formacionin që do të hidhni në fushë?
Jo, sepse mund të ketë ndonjë problem deri në momentet e fundit.
Duke qenë se janë rikthyer disa futbollistë, i keni gjetur pozicionet për ta?
Shikoni, për mua problemi më i madh në një ekip përfaqësues është vetëm koha, pasi brenda një afati të shkurtër duhet të provojmë pozicione të ndryshme për lojtarët. Por, zgjedhjet bëhen mbi bindjet që unë kam krijuar dhe do të jetë fusha ajo që do të tregojë nëse kam të drejtë.
A mund të marrim 6 pikë nga këto dy ndeshje?
Ky është vlerësimi juaj, pasi për mua ndeshjen duhen luajtur. Ne kemi të gjithë dëshirën që të bëjmë 6 pikë, por nuk jemi Reali i Madridit apo Spanja që ta quajmë të kryer këtë. Islanda është një ekip pak a shumë në të njëjtin nivel me ne, kështu që diferencën do ta bëjë mënyra si do rrimë në fushë, sa pak gabime do të bëjmë dhe sa situata të rrezikshme do të krijojmë përpara. Ne në Itali themi se nëse vë karron para buajve, ajo nuk ecën përpara, kështu që duhet të nxjerrësh buajt përpara ta tërheqin. Të shohim ndeshjen e parë njëherë, pastaj flasim për Slloveninë. Për momentin ka rëndësi vetëm Islanda, një ekip që e kemi studiuar mirë, me detaje. Shpresojmë shumë edhe te tifozët, që me siguri do të na mbështesin. Kështu mund t'ia arrijmë.
Cila është pika e dobët e Islandës sipas jush?
Nuk kanë pika të dobta, kanë një skuadër shumë të fortë fizikisht. Islandezët janë të zotët në mbrojtje, pësojnë me vështirësi gol, janë të zotë në mesfushë dhe në sulm kanë lojtarë të shpejtë, që dinë të shfrytëzojnë hapësirat. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos ç'bilancohemi dhe të mos bëjmë budallallëqe. Lagerbak ka thënë se ekipi i tij e ka forcën te mbrojtja... Është e vërtetë. Këtë e treguan edhe kundër Norvegjisë, që është skuadra kryesore e grupit. Megjithëse Islanda është e 97-ta në renditjen e FIFA-s dhe Norvegjia e 35-ta, sërish ata fituan. Islanda të lë të luash, por fakti që jemi në të njëjtin nivel, ajo mund të na vërë në vështirësi dhe të na godasë.
Sipas jush, do të jetë një ndeshje taktike apo e bukur?
Në nivelin taktik ata janë para nesh, ndërsa ne po përpiqemi të ndryshojmë. Por, kujdes, Islanda është një ekip i mbledhur dhe nuk do ketë shumë hapësira, kështu që duhet të tregohemi të durueshëm dhe të shfrytëzojmë edhe ato pak raste që do na jepen.
Nga çfarë po thoni, duket si një ndeshje e ngjashme me atë me Qipron...?
Në fakt, në krahasim me kundërshtarin ne e dimë forcën tonë dhe e dimë që mund të fitojmë, por varet shumë nga sjellja që do të kemi në fushë. Duhet të luajmë me zgjuarsi, të mos rrëmbehemi nga publiku, i cili është aty që të shtyn dhe që do të fitosh 3-0 për dy minuta, gjë që nuk është e mundur. Duhet të jemi të qetë dhe të duruar, pra të sillemi si një ekip i madh.
Po bëni apel që edhe publiku të jetë i durueshëm?
Fillimisht ne na duhen 11 lojtarët në fushë dhe ata në pankinë, por jam i sigurt se publiku do të jetë aty për të na mbështetur, duke u bërë lojtari i 12-të. E di që publiku do të na mbështesë, ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë edhe një rast minimal.
Mendoni të luani në sulm apo në mbrojtje? Nëse sipas jush, 4 futbollistë me tipare ofensive nuk janë mjaftueshëm, atëherë nuk kam çfarë të them. Ju mbase doni 11 sulmues në fushë, por kështu do ta kemi të vështirë të mbrohemi...
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)