Barcelona dhe Reali shkatërrojnë La Ligën

24 vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve dhe FA Cupën në sezonin e tij të parë me gjigantin londinez, pas transferimit në klub gjatë verës nga Valencia. Mata insistoi se do ta kishte të “pamundur” të fitonte tituj me ish skuadrën e tij, duke pranuar se frikësohet se futbollistët kualitativ jashtë Barcelonës dhe Realit po ashtu do të largohen nga Spanja.
“Jam pak i brengosur kur shoh sa shumë futbollistë largohen nga La Liga, për karakterin garues të ligës”, deklaroi Mata për France Foot.
“Ne kemi dy ekipe që luftojnë për titull, dhe e treta, në katër vitet e fundit ka përfunduar 30 pikë prapa kampionit. Nëse nuk luani për Realin ose Barcelonën, nuk do të mund të fitoni trofe. Sot, është e pamundur për ish klubin tim Valencia të fitojë kampionatin. Kjo nuk është mirë për futbollin spanjoll. Tifozët e skuadrave tjera do të vuajnë”, u shpreh ai.