E Diel, 1 Nëntor 2026

Portieri islandez: Në Shqipëri, stërvitje me pula dhe qen të ngordhur

Një nga portierët e kombëtares së Islandës, Gkounleifour Gkounleifson, e ka përjetuar në mënyra të ndryshme qëndrimin e tij në Tiranë, ku erdhi për ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret "Brazil 2014".

Në llogarinë e tij në fb ai ka shkruar 2 statuse për mbresat mbi Shqipërinë, në datën 8 Tetor. 

Tek i pari, futbollisti njofton se mbërriti në kryeqytetin shqiptar, duke shkruar me entusiazëm: “Mbërrita në qytetin e modës :) Tirana Albania”.

Por pa kaluar pak orë, ndërsa fillon stërvitjen, duket se euforia e tij ka rënë paksa, kur është ndeshur me një tjetër realitet.

Gkounleifour Gkounleifson njofton miqtë virtualë se në trajnimin që bëri me shokët e tij në fushat e trajnimit, ka pasur pula dhe një qen të ngordhur. “Shkuam në sesionin e trajnimit të portierëve këtu në Shqipëri. Ne praktikuam në fushën, ku kishte pula dhe një qen të ngordhur, në afërsi të vijës anësore. Mjaft normale këtu!”, shkruan portieri. 

Kombëtarja e Islandës erdhi që nga dita e hënë në Tiranë, 5 ditë para ndeshjes kundër Kombëtares sonë, për t’u ambientuar me klimën mesdhetare shqiptare, ndryshe nga ajo që mbizotëron në ishullin verior të Europës.

(an.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›