E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Vuajtëm fizikisht, por do jemi ndryshe në eliminatoret

Tekniku italian e pranon se ekipi i drejtuar prej tij nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Megjithatë ai justifikohet me faktin se futbollistët vijnë nga faza përgatitore të ngarkuara, me klubet ku bëjnë pjesë, por në të ardhmen do të jetë një skuadër shumë më e fortë dhe më cilësore

Nga MEJDAN ZHIVANI

Nuk ka arritur ta nisë me fitore premierën e tij në Shqipëri, tekniku italian Xhani De Biazi. Megjithatë ai premton se një gjë të tillë do ta realizojë tre javë më pas, kur edhe ekipi ynë kuqezinj do të nisë, zyrtarisht, ndeshjet eliminatore të botërorit Brazil 2014. Nuk mendoj kurrsesi që Moldavia, e cila të paktën në letër, konsiderohej një kundërshtar i lehtë për tu mundur në fushën tonë, të ishte kaq kockë e fortë. Por numri një i pankinës shqiptare e ka gjetur justifikimin, që është edhe i pranueshëm deri diku, për vetë periudhën, në të cilën luhet kjo miqësore, ana fizike. Sigurisht që bënë një ndeshje të mirë, por mund të ishim edhe më mirë. Porkjo u kushtëzua nga mundësitë fizike, pasi për momentin këto janë mundësitë tona. Futbollistët tanë, atje ku luajnë janë të ngarkuar fizikisht në këtë periudhë, pasi zhvillojnë fazat përgatitore dhe janë fundin e tyre. Por të jeni të bindur se pas tre javësh, kur edhe do të nisin ndeshjet eliminatore, do të jemi krejt ndryshe dhe në tjetër formë, jo sikur sot (mbrëmë). Mendoj se deri atëherë është gjitha koha e duhur që këta futbollistë të vijnë në ritmin dhe mundësitë që ata kanë, ka thënë në fillim, gjatë konferencës për shtyp, trajneri i kuqezinjëve tanë.

Mbrojtja Një ndër dobësitë e kësaj kombëtareje mbrëmë ishte edhe loja jo e mirë nga krahët, e në mënyrë të veçantë, kur ekipi ynë dilte në sulm, e duke munguar forca e duhur. Përsëri De Diazi e lidhë me aspektin fizik. Me thënë të drejtën Lila nuk ishte në rolin e tij natyral, duke luajtur në të majtë të mbrojtjes për nevojat e skuadrës, por them se e bëri mirë detyrën. Gjithashtu edhe Dallku në pjesën e parë luajti mirë, madje arriti të shërbejë më 2-3 krosa për gol, pavarësisht se nuk u shfrytëzuan siç duhet nga Çani. Unë jam i kënaqur nga Lila në fazën mbrojtëse, por edhe për këtë repart në përgjithsi. Por siç ua thashë edhe në fillim ana fizike pati ndikimin e vet, ka vijuar më tej numri një i pankinës së kombëtares sonë.

Mesfusha ndoshta ky ka qenë reparti më i dobët i kuqezinjve mbrëmë, plus kësaj, tekniku italian në këtë sektor ka eksperimentuar jo pak. Megjithatë ai sërish i qëndron problemit fizik në këtë pikë. Vërtetë kemi bërë disa lëvizje, duke luajtur më lojtarë të freskët dhe që premtojnë, por nuk funksionoi siç duhet, edhe për faktin se edhe në sulm kishim lëvizur diçka. Duhet edhe pak më shumë harmonizim në këtë repart, që jam i bindur se shumë shpejt do të vijë, ka thënë De Biazi.

Sulmi Trajneri italian ka provuar të gjitha alternimet e mundshme në këtë repart, por sërish goli ka munguar. Në pjesën e parë si sulmues i parë ishte Çani dhe Salihi pak më i tërhequr, ndoshta në rolin e një gjysmë-mesfushori. Në të dytën për pak minuta u provuan Salihi dhe Bogdani së bashku, e më pas ky i fundit i vetëm. Më duhet ta përsëri që është një moment jo i mirë fizik për skuadrën në tërësi. Nuk po luajmë me një sulmues, por me dy të tillë. Të tre sulmuesit e provuar në këtë ndeshje, sipas varianteve të ndryshme i zbatuan mirë detyrat, por në të ardhmen ky sulm do të arrijë të shpërthejë në gola. Jam i bindur se në kombëtaren shqiptare duhet të aktivizohen kryesisht ata futbollistë, që kanë më shumë minuta lojë në klubet e tyre ku bëjnë pjesë, e ka mbyllur kështu prononcimin e tij, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, i bindur dhe mjaft optimist se kjo skuadër do të jetë një tjetër fytyrë në ndeshjet eliminatore të botërorit Brazil 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›