E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi frenon euforinë: Norvegjia nuk është deçizive

de biasiNa duhen dy fitore minimalisht për të shkuar drejt Brazilit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, e ka nisur i qetë konferencën e djeshme para ndeshjes me Norvegjinë. Duke kërkuar të ulë euforinë në kampin kuqezi ai ka kërkuar nga tifozët dhe lojtarët qetësi para ndeshjes me Norvegjinë. Duke folur në një konferencë shtypi para ndeshjes, ai ka thënë se me Norvegjinë nuk do të jetë një ndeshje deçizive, pasi janë për tu luajtur edhe katër ndeshje të tjera.
Konferenca
Ndeshja nuk është një ndeshje deçizive, kjo është vetëm një prej katër ndeshjeve të ardhshme që kemi për të luajtur. Ne vijmë nga dy fitore me Norvegjinë dhe Slloveninë. Nesër (sot) do të përballemi me një ekip shumë të fortë teknikisht e fizikisht, do të përpiqemi që të japim maksimumin në fushë. Të gjithë së bashku duhet ti japim një dorë skuadrës dhe lojtarëve për të luajtur me inteligjencë e zgjuarsi. Kërkoj që të gjithë ta marrim me qetësi, publiku e të gjithë ne, presim maksimumin, tha De Biazi. Ai u shpreh se për të shkuar në Brazil, Shqipërisë i duhen minimumi dy fitore në ndeshjet e ardhshme. Na duhen dy fitore minimalisht për të shkuar drejt Brazilit. Shpresa është që nesër të gjithë të bëjmë një lojë të madhe të kujdesshme, të evitojmë gabimet të në të gjitha aspektet e lojës, tha ai,
Analiza për Norvegjinë
Më pas De Biazi ka analizuar edhe kundërshtarët tanë, duke i vlerësuar shumë ata. Norvegjia ka lojtarë me kualitet shumë të madh, pika e tyre e fortë është loja e bashkuar në grup që bëjnë. Angelan është i rëndësishëm për skuadrën e tyre por të gjithë lojtarët janë të përgatitur. Mendoj që ata janë përgatitur e kanë marrë masat e duhura për të luajtur kundër nesh. Jam i kënaqur që nesër (sot) nuk do të kenë mundësi të qajnë për skualifikim, sepse kemi ndeshje të tjera në radhë, tha ai dukë buzëqeshur. Sakaq shtoi me optimizëm se ne do të përpiqemi të fitojmë, për këtë futemi në fushë, por në lojë janë të gjitha rezultatet. E vërteta absolute është që nëse bëhemi me 12 pikë, janë edhe katër ndeshje të tjera. Për sot objektivi është të marrim nesër pikë, por janë edhe ndeshjet e tjera. Edhe në rastin që nuk fitojmë nesër, mund të fitojmë ndeshjet e tjera, tha ai.
Mungesat
De Biazi ndërkohë nuk ka dashur që të bëjë panik për mungesat në formacion. Kam tre lojtarë në pankinë e kam zgjedhje për zëvendësim, të gjithë janë lojtarë shumë të mirë e shumë të gatshëm për të luajtur. Të gjithë janë këtu janë gati për të luajtur nga 90 minuta, tha ai, por duke mos e zbuluar paraprakisht formacionin.
Renditja e FIFA-s
Tekniku italian komentoi edhe renditjen e Shqipërisë në FIFA, duke thënë se kjo është rrjedhojë e punës së madhe të bërë gjatë këtyre muajve. Sot (dje) në renditjen e re të FIFA-s Shqipëria ka kaluar në vend të 38, është shumë e mrekullueshme dhe kjo arritje falë punës që të gjithë kemi bërë deri tani. Në Norvegji askush nga ne nuk e dinte që Shqipëria do të fitonte. Trajneri kërkoi qetësi dhe maturi nga publiku dhe lojtarët në prag të sfidës. Fryma e ekipit ka ndryshuar shumë gjithçka i atribuohet këtyre djemve, ne kemi bërë një revolucion dhe vijojmë që të marrim lojtarë të rinj, ajo që është e rëndësishme është që po ndërtojmë një ekip me lojtarë të rinj që kanë arritur edhe rezultate të mira, duke mos pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e fundit, u shpreh ai.

Shqipëria një tjetër rekord historik,
e 38-ta në renditjen e FIFA-s

Shqipëria shënon një tjetër arritje historike në klasifikimin e FIFA-s duke thyer rekord pas rekordi edhe pse gjatë muajit të fundit, kombëtarja e De Biasit nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Kuqezinjtë fitojnë edhe 5 pozicione të tjera në renditjen e muajit Maj, duke u ngjitur në vendin e 38-të të klasifikimit botëror. Sipas klasifikimit të ri, Shqipëria ka fituar plot 50 pikë në krahasim me një muaj më parë dhe aktualisht numëron plot 690 të tilla. Rritja e pabesueshme e kombëtares shqiptare gjatë muajve të fundit, rrezikon edhe kundërshtarët direkt të së premtes, Norvegjinë, e cila mban vendin e 29-të me 794 pikë, çka do të thotë se ekipi i drejtuar nga De Biassi ka mundësi reale për ta parakaluar ekipin nordik edhe në klasifikimin e FIFA-s, në rast të një fitoreje të mundshme në Qemal Stafa. Përsa u përket kundërshtarëve të tjerë të grupit E, Zvicra mban vendin e 14-të, ndërsa Sllovenia, Islanda dhe Qipro mbajnë respektivisht vendin e 55-të, 61-të dhe 122-të. Kreun e klasifikimit vazhdon ta udhëheqë Spanja e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina, ndërsa Holanda fiton plot 4 të tillë duke u ngjitur në vendin e pestë. Shqipëria ka lënë prapa në renditje kombëtare shumë të njohura, si Ukraina, Republika e Irlandës, Bullgaria, Paraguaji, Uellsi, etj.

Lorik Cana: Do të jem tifozi numër 1 i kombëtares
Kapiteni i përfaqësueses kuqezi Lorik Cana nuk do të mund ta japë kontributin e tij ndaj Norvegjisë për arsye pezullimi, por gjithsesi ai do ti mbështesë maksimalisht shokët e skuadrës sikurse të gjithë tifozët e tjerë të kombëtares në shkallët e stadiumit. Mbrojtësi i Lacios ishte në rezidencën e përfaqësueses në kompleksin Tropikal, nga ku theksoi se do të vuajë shumë faktin që nuk do të jetë në fushë. Përtej pritshmërive të mëdha për këtë sfidë, Cana u bën thirrje futbollistëve kuqezi që të ruajnë qetësinë dhe të shfrytëzojnë mbështetjen e zjarrtë të publikut në Qemal Stafa. Sikurse trajneri De Biazi, edhe kapiteni Cana nuk e sheh si përcaktuese përballjen me Norvegjinë, edhe pse një fitore e mundshme do ti rriste shanset për kualifikim. Cana komentoi edhe prurjet e reja në kombëtare, duke qenë i bindur se në 10 vitet e ardhshme do të rriten pretendimet për kualifikim në eventet e rëndësishme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›