Tiranë, përplasje mes simpatizantëve të PS dhe Policisë Bashkiake në njësinë nr.7
TIRANË - Në orët e para të ditës së enjte simpatizantë të Partisë Socialiste janë përplasur me Policinë Bashkiake tek ish-Fusha e Aviacionit.
Konflikti mes palëve nisi kur Policia Bashkiake ndalojë simpatizantët e Partisë Socialiste të vendosnin flamujt. Policia Bashkiake nuk lejonte vendosjen e flamujve pa një leje përkatëse. Konflikti zgjati për rreth dy orë.
Erion Koka, kryetari i njësisë bashkiake nr.7 për News 24 është shprehur se është e pakuptueshme ndërhyrja e Policisë Bashkiake. ‘Kërkojmë të jemi të barabartë me të gjitha subjektet e tjera elektorale, jemi duke vendosur simbolet e partisë tonë dhe nuk po cënojmë asnjë flamur të partisë rivalë. Për ne flamuri nuk është leckë, por një simbol i rëndësishëm’, deklaroi Koka në lidhje me ngjarjen.
Edhe kryetari i Partisë Socialiste në njësinë nr.7, Berton Hoxha është shprehur se ndërhyrja e Policisë Bashkiake është e pakutueshme. (a.k/BalkanWeb)