E Diel, 1 Nëntor 2026

De Brichambaut: Mbështesim një hetim të paanshëm për 21 janarin

OSBE-ja mbështet një hetim të paanshëm dhe tansparent të prokurorisë së përgjithshme për ngjarjet e 21 janarit.
 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut ka theksuar se ky insitucion mbështet punën e prokurorisë së përgjithshme për një hetim të plotë të ngjarjes së 21 janarit.
 

“Mbështesin punën e prokurorisë së përgjithshme për një hetim të plotë asnjanës duke u mbështetur në të gjitha anspektet e ngjarjes dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të paanshme” theksoi De Brichambaut.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut ka theksuar se ky institucion do ta mbështesë Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Europian.
 

"Mbështesim Shqipërinë që të jetë një vend aktiv nga 56 vendet por gjithashtu do ta mbështesim atë në rrugën e integrimit në familjen e madhe atë të Bashkimit Europian” theksoi më tej De Brichambaut.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›