E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së viziton Tiranën

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë së cilës pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
 

Axhenda e zyrtarit të lartë të OSBE-së, nis me takimin me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto në selinë MPJ-së, me të cilin do të ketë më pas dhe një deklaratë për mediat.

Pritet që takimi i De Brichambaut me shefin e diplomacisë shqiptare pritet të ketë në fokus zgjedhjet lokale të 8 majit si dhe rekomandimet e OSBE-së për zgjedhjet dhe angazhimin e palës shqiptare në lidhje me plotësimin e tyre.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth ka pasur një sërë takimesh ndërsa më herët një mision i saj vizitoi më parë Tiranën për të parë nëse rekomandimet e bëra kanë marrë rrugën e zgjidhjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›