Zgjedhjet, De Brichambaut takim me Haxhinaston
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut ka mbërritur sot në Tiranë. Ai do të takohet me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto ku pritet që në qendër të takimit të jenë zgjedhjet lokale të 8 majit.
Gjithashtu pritet që De Brichambaut të diskutojë me shefin e diplomacisë shqiptare në lidhje me rekomandimet e OSBE-së dhe angazhimin e palës shqiptare në lidhje me plotësimin e tyre.
Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth ka pasur një sërë takimesh ndërsa më herët një mision i saj vizitoi më parë Tiranën për të parë nëse rekomandimet e bëra kanë marrë rrugën e zgjidhjes.