De Gea: S’e parkojmë ‘autobusin’ para portës me Cityn

Portieri i Manchester United, David de Gea në prag të sfidës së madh ndaj Manchester Cityt, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është e mësuar që të parkoj ‘autobusin’ para portës, por sipas tij, skuadra e tij do të kërkojë fitore në këtë takim.
United aktualisht ka tri pikë më shumë se rivali lokal, City dhe ndeshja e sotëm mund të vendos titullin e kampionit në Premier Lige.
“Ne nuk do ta parkojmë ‘autobusin’ para portës, por do të përpiqemi që të marrim të paktën një pikë”, ka thënë për “Sport” De Gea.
“Do të jetë një ndeshje si finale. Ne kemi shanse më shumë së ata, sepse ata kanë nevojë për fitore dhe presioni është mbi ta. Në këtë ndeshje mund të vendoset titulli i kampionit, kështu që ne duhet te jemi të qetë”, tha ai.