E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndaj Napolit luan ndeshjen e fundit për Juvën

Ikona e Juventusit, Aleks Del Piero, ka thënë se finalja e Kupës së Italisë ndaj Napolit mund të jetë ndeshja e fundit e tij për “Zonjën e Vjetër”.

Juventus dhe Napoli do të takohen me 20 maj në finalen e madh të Kupës së Italisë, dhe duket se kjo ndeshje do të jetë e fundit për kapitenin e Juvës.

“Ashtu siç po shkojnë gjerat duket se Kupa e Italisë ndaj Napolit do të jetë e fundit për Juventusin, sepse kontrata ime mbyllet në qershor”, ka thënë Del Piero. “Dashuria që shfaqin tifozët ndaj meje është e jashtëzakonshme, pavarësisht se çfarë do të ndodh”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›