Shqiperia, me 27 maj miqesore me Polonine
Shqiperia do te zhvilloje me 27 maj nje takim miqesor me skuadren e Polonise. Dje ne mjediset e FSHF-se ka mberritur faksi nga homologia polake, e cila eshte dakord qe ky takim te zhvillohet ne daten e mesiperme, pak dite perpara startit te kampionatit evropian te futbollit ne Austri-Zvicer, pasi skuadra polake eshte e kualifikuar per ne finalet e EURO 2008. Ende nuk eshte percaktuar vendtakimi i miqesores, pasi kjo eshte ne varesi te Polonise. Federata polake ende nuk e ka percaktuar se ku do te ngreje kampingun pergatitor. Deri me tani jane dy pista, Gjermania e Zvicra. Nese Polonia zgjedh Gjermanine, atehere mund te jete Shtutgarti qyteti prites i kesaj ndeshjeje, ne te kundert, nese zgjidhet Zvicra, miqesorja do te luhet ne Zyrih.
Data 27 maj nuk eshte nje date e lire e FIFA-s, por, gjithsesi, kuqezinjte do te kene shansin te zhvillojne nje tjeter takim dhe kesaj here me nje emer qe po ringjallet vitet e fundit ne arenen evropiane, Polonia. Kjo fale miqesise se dy trajnereve holandeze qe drejtojne respektivisht Polonine dhe Shqiperine. Sic dihet, trajner i polakeve eshte Leo Benhaker, nje mik i Ari Hanit, dhe ata kane organizuar gjithcka, duke fiksuar nje date, e cila, edhe pse nuk eshte e lire nga FIFA, perkon me perfundimin e te gjithe kampionateve dhe lojtaret do te ishin te lire per t'u grumbulluar. Keshtu, pas miqesores se 26 marsit ne Tirasol te Moldavise, kjo eshte miqesorja e dyte serioze e epokes Han. Ne 10 perplasjet e meparshme me polaket, kuqezinjte kane fituar vetem njehere ne vitin e larget 1953, kane barazuar tre takime dhe jane mposhtur 6 here nga Polonia.
10 perplasjet Shqiperi-Poloni
06.11.1949 Poloni-Shqiperi 2-1 M
01.05.1950 Shqiperi-Poloni 0-0 M
29.11.1953 Shqiperi-Poloni 2-0 M
14.10.1970 Poloni-Shqiperi 3-0 EKE
12.05.1971 Shqiperi-Poloni 1-1 EKE
31.10.1984 Poloni-Shqiperi 2-2 EKB
30.05.1985 Shqiperi- Poloni 0-1 EKB
19.10.1988 Poloni-Shqiperi 0-1 EKB
15. 11.1989 Shqiperi-Poloni 1-2 EKB
29.05.2005 Poloni-Shqiperi 1-0 M
Bilanci: +1, =3, -6