E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mema: Do rri me shume se 6 muaj!

Jeton Selimi
Per here te fundit ka bere nje xhiro nga fusha sportive "Skender Halili" ne vitin 2003. Asokohe ka qene trajner i bardhebluve, kampion ne fuqi, por ashtu si shume e shume trajnere te tjere u largua per shkak te ferkimeve te shumta me "Gjeneralet" bardheblu, te perkedhelurit e ish-presidentit egjiptian, El Sajed, kur nje vit me pare ishte shpallur kampion pikerisht me Tiranen. Qe atehere, rruget e Memes dhe Tiranes u ndane, madje historia e tij bardheblu mori nje "njolle", kur ai pranoi te behej trajner i Partizanit, rivalit historik te Tiranes. Megjithate, 5 vjet me pas mes aventures se kuqe dhe detyrave ne FSHF, nje prej emrave me te njohur te historise se Tiranes rikthehet ne shtepine e tij.
"Natyrisht qe ndjehem mire, e nis Mema. Jam aty ku kam kaluar pjesen me te madhe te jetes sime dhe ku kam shume kujtime te bukura, qe mposhtin ndonje episod aspak te kendshem, qe mund te me kete mbetur. Jam ketu per ta lene aty ku e nisa, d.m.th., me Tiranen kampione". Me pas, Sula vijon te tregoje se cfare kerkon te beje me skuadren bardheblu. "Eshte ende heret per objektiva, por eshte lehtesisht e kuptueshme qe nje ekip si Tirana kerkon vetem majen. Megjithate, nuk dua te bej deklarata te nxituara. Ajo qe me intereson me shume eshte te marr tre pike ne ndeshjen time te pare kunder Kastriotit".
Por ai e di mjaft mire qe te jesh trajner i Tiranes, nuk je aspak jetegjate ne stol, sic eshte bere rendom mode vitet e fundit. Por, Mema nuk i druhet aspak detyres se tij. "Nuk jam aspak i frikesuar nga ato qe thuhen. Kam biseduar me donatoret dhe kemi rene dakord qe puna ime te vazhdoje edhe pas perfundimit te ketij sezoni. Pra, do qendroj me shume se 6 muaj. Pastaj me pelqen te qendroj ketu, sidomos tani qe po shoh keto ambiente te bukura qe ka klubi, pasi kur e kam lene une, ne vitin 2003, ishte nje tjeter pamje", perfundon deklaraten e tij Sulejman Mema, trajneri i ri i Tiranes.
Dy batutat e Memes
"Gjyqtaret s'jane pjese e Tiranes"
Duke qene se pak dite me pare ka dorezuar edhe celesat e zyres se tij si shefi i gjyqtareve ne FSHF, Sulejman Mema nuk kishte si ta shmangte kete argument: "Jo, jo, as qe behet fjale te takoj ndonje nga gjyqtaret. Kam qene shefi i tyre, por kjo nuk do te thote qe do te kerkoj ndihmen e tyre. Tirana ia del vete mbane".
"Me tifozet gjithcka eshte OK"
Nje tjeter histori e hidhur per Sulen ka qene edhe parulla qe i dedikuan tifozet e Tiranes kur mori detyren si trajner i Partizanit. Sipas tij, "Sul Mema morr i kuq" eshte dicka qe i takon se shkuares. "Me tifozet marredheniet jane shume te mira, pavaresisht asaj qe ndodhi. Nuk kam asnje problem me ta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›