De Kermabon sot viziton Tiranën

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon mbërrin sot në Tiranë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri ai pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Në orët e paradites shefi i EULEX-it do të takohet me Ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaaj ku pritet të trajtohen temat të bashkëpunimit të ndërsjelltë si ato të rendit dhe të ligjit, duke përfshirë edhe ato të luftimit të krimit të organizuar. Pas takimit shefi i Eulex-it De Kermabon dhe ministri Alibeaj do të japin një konferencë shtypi për mediat.