E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Laurentis “blindon” gjithë napolitanët

Torino - Presidenti i Napolit, De Laurentis, deklaratën e fundit për të ardhmen e futbollistëve të tij e ka dhënë menjëherë pas humbjes me Torinon. Bosi napolitan deklaron se nga ekipi i tij nuk do të largohet asnjë, pavarësisht se me disa lojtarë nuk janë bërë akoma rinovimet e kontratave.

Për Corriere dello Sport, De Laurentis është shprehur: “Marino do të qëndrojë edhe 5 vjet të tjera. Reja të punojë i qetë, asgjë nuk do të lëvizë. Drejtimi i skuadrës do të vazhdojë me të, dhe firmosjet janë vetëm një formalitet. Kontratat janë të blinduara dhe ne duhet të tregohemi të gatshëm për t’i respektuar ato”.

Skuadra e napolit ka bërë një paraqitje të mirë në këto javë, duke u renditur në vendin e pestë me 30 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›