Sheta mohon pezullimin nga drejtuesit e Elbasanit
Elbasan - Mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Sheta, ka mohuar zërat e fundit për pezullimin e tij nga drejtuesit e këtij klubi. Sheta ka deklaruar se nuk i ka komunikuar askush pezullimin e publikuar dje në mediat sportive. Disa të përditshme sportive publikuan se futbollisti në fjalë është pezulluar nga drejtuesit e klubit për mosimpenjim në humbjen e fundit me Shkumbinin.
Në një intervistë mbrojtësi ka bërë të paditurin për këtë çështje, pasi atij nuk i është komunikuar asgjë nga presidenti Laze.
“Unë i pezulluar?! Nuk më ka komunikuar diçka të tillë asnjëri. Marrëdhëniet e mia me presidentin Laze janë shumë të mira, dhe nëse do të kishte ndonjë vëretje ndaj meje dhe ndonjë masë, do më kishte lajmëruar në telefon. Por deri në këto momente nuk më ka mbërritur asnjë telefonatë prej presidentit. Nesër paradite unë do të jem në Elbasan për të vazhduar normalisht stërvitjen me shokët e skuadrës”, ka deklaruar Sheta në një intervistë.