E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA ia dërgon UEFA-s çështjen e pranimit të Kosovës

Prishtinë - Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke, i ka dërguar dje një letër Federatës së Futbollit të Kosovës, ku jep një përgjigje për kërkesat e saj. Në letër thuhet se FIFA ka marrë në shqyrtim në mbledhjen e radhës të mbajtur në datat 19 dhe 20 dhjetor, kërkesën e palës kosovare. Aty është vendosur që FIFA këto kërkesa t’ia procedojë UEFA-s, dhe më pas kjo t’ia kthejë për shqyrtim FIFA-s në mbledhjen e ardhshme, në mars të vitit 2009. Në këtë mbledhje pritet të merret një vendim përfundimtar rreth kërkesave të FFK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Erol Salihu, është shprehur i kënaqur për rrugën e pranimit të kësaj federate në organizmat më të lartë të futbollit europian dhe botëror.

“Letra ka qenë në rend dite, dhe FIFA ka vendosur t’ia dërgojë UEFA-s për shqyrtim kërkesën tonë. Ka qenë një disponim i mirë sa i përket kërkesave tona”, tha Salihu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›