Kamboxhia paniku shkakton 17 viktima ne festivalin e ujit

Te pakten 17 persona kane humbur jeten gjate largimit ne rremuje e siper nga nje festival uji ne kryeqytetin e Kamboxhias.
Nje zyrtar shendetesie theksoi per agjencine e lajmeve Associated Press se 17 trupa ishin sjelle te pa jete mbremjen e se henes. Edhe burimet policore raportojne per shume viktima.
Turma te medha njerezish po festonin ne diten e fundit te festivalit te ujit nje nga ngjarjet kryesore ne Kamboxhia.
Paniku u perhap pas koncertit ne Ishujt Diamond i cili pasoi nje gare me varka. Deshmitaret okulare thane per agjencine se problemi filloi kur 10 persona rane pa ndjenja ne turme.
Ura u mbipopullua dhe disa njerez rane nen kembet e te tjereve e disa te tjere rane ne uje. Nga ky incident pervec te vdekurve ka dhe qindra te plagosur.