Mustafa insiston ne perzgjedhjen e kandidateve per deputete

Lidhja Demokratike e Kosoves LDK ka bere nje zgjedhje te shkelqyeshme te propozimeve per deputete ne Kuvendin e Republikes se Kosoves. LDK-ja ka kandidate te cilat edhe ne pikepamje profesionale po edhe ne pikepamje te pervojes se kaluar deri me tani sigurojne qe prezantimi i tyre ne Kuvendin e Republikes se Kosoves ti coje perpara ceshtjet qe na preokupojne. Keshtu deklaroi kryetari i LDK-se Isa Mustafa gjate nje takimi te mbajtur ne Prishtine ku u prezantuan kandidatet e LDK-se per deputete ne Kuvendin e Republikes se Kosoves.
Duke u premtuar atyre perkrahjen e tij te plote dhe te te gjithe strukturave te LDK-se Mustafa theksoi se LDK-ja ka bere nje reforme te thelle persa i perket listes se femrave deputete per arsye se 2/3 e kandidateve nuk kane qene perpara pjese e kesaj liste.
Kemi nje perberje krejtesisht te re. Kemi emra te afirmuar ne fushen e biznesit te shoqerise civile dhe ne punen e tyre profesionale. Ne do te bejme cdo gje qe femra ta luaje rolin e saj ne shoqeri. Natyrisht qe 30-perqindeshi nuk e ploteson nevojen qe te kemi me shume femra prezente ne Parlament ne Qeveri ne institucionet shteterore dhe kulturore per arsye se roli i saj eshte shume i madh nuk eshte vetem roli edukativ familjar por roli i ngritjes se shoqerise eshte roli i integrimeve tona evropiane eshte roli i fokusuar ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik shendetesor arsimor e kulturor.