E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi alarmon Romën, e ardhmja mund të jetë Mancester Siti

Mesfushori verdhekuq ka bërë me dije se karrierën mund ta vazhdojë në Itali, por ndoshta edhe jashtë saj. Duket se ai që njihet si pasardhës i Françesko Totit, për shiritin e kapitenit tek Roma, është mërzitur nga vonesat në bisedimet për kontratën e re, ndërsa nga Anglia është bërë i gjallë një italian tjetër, trajneri i Sitit, Roberto Mançini.
Nuk do të habitesha nëse De Rosi do të qendronte tek Roma, – tha Roberto Mancini, – por, nëse nuk firmos me Romën, do të isha gati ta ftoja tek skuadra jonë. Do të duhej një pagesë shumë e madhe për kartonin e De Rosit, gjë që nuk do ta stepte shumë Sitin, ndërsa Roma mund të bindej nëse i ofroheshin dhjetëra milionë euro.
Ndërkohë, të premten, pas këtyre zërave, presidenti amerikan i bardhekuqve, Di Benedetto, ka folur për ti qetësuar tifozët: Si klub -po punojmë për rinovimin e De Rossit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›