E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Silva ishte pranë Realit

Presidenti i Valencias, Manuel Llorente ka pranuar se mesfushori David Silva ishte shumë pranë kalimit te Real Madridi, por ardhja e Jose Mourinhos në krye të Los Blancos e ndryshoi kursin e të ardhmes së spanjollit.

“Unë duhet të them se Silva e ka pasur ndjesinë se marrëveshja do të arrihej me Real Madridin, pasi Reali ishte tepër i interesuar dhe shprehu dëshirën për ta transferuar atë, por me ndërrimin e trajnerit, gjithçka u ndal”.

“Më pas Manchester City erdhi dhe e përfundoi transferimin. Le të themi se kemi pasur disa bisedime me zyrtarët e Real Madridit për Silvën dhe e kemi parë se ata e kërkuan me ngulm, por më pas prioritetet e tyre ndryshuan dhe ne studiuam oferta tjera”, tha Llorente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›