Farfan, ëndrra e re e Napolit
Quhet Jefferson Agustin Farfan Guadalupe, por që nga të gjithë njihet si Jefferson Farfan.
Aktualisht luan në radhët e skuadrës gjermane të Schalke 04, është me origjinë peruane dhe ka shumë pak kohë që ka mbushur 27-vjeç.
Është ëndrra e re e presidentit të Napolit De Laurentis dhe është një ëndërr e arsyetuar pasi në muajin maj lojtarit në fjalë i skadon kontrata me klubin gjerman.
Ai mund të luajë si mesfushor krahu ashtu dhe si një sulmues i avancuar, me pak fjalë një lojtar ideal për tridentin e teknikut Mazzarri.