E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi: Lërini thikat në shtëpi

Daniele De Rossi u ka bërë thirrje tifozëve romak që të jenë të qetë në finalen e kupës mes Romës dhe Lazios. Ylli italian ka thënë se tifozët duhet ta kuptojnë që ata po luajnë futboll dhe se duhet harruar dhuna.

"Bëj thirrje që dhuna mos të mendohet për këtë finale, U them tifozëve që ti lënë thikat në shtëpitë e tyre sepse nuk do të zhvillojmë luftë, por do të luajmë futboll. Nëse tifozët mendojnë që të udhëtojnë me thika, atëherë asnjëres skuadër nuk do ti nevojitet fitorja as kupa" deklaroj De Rossi.

Finalja e kupës së Italisë mes Romës dhe Lazios do të zhvillohet këtë të diel në orën 18:00 ndërsa pritet të ketë rivalitet të madh mes tifozëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›