E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi: Nuk do të largohem nga Roma

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, është shprehur se nuk do të largohet nga Roma, ndërsa ka thënë se skuadra do të dalë nga kjo situatë e vështirë.
"Unë, sikurse skuadra, po përjetoj një moment të vështirë", u ka thënë De Rossi gazetarëve, duke shtuar se përkundër paraqitjeve të këqija të Romës, ai nuk e ka në plan të largohet nga klubi.
"Gjithmonë kam thënë se dëshiroj të qëndroj te Roma. Kjo është diçka që lidhet me jetën time dhe me ditën kur jam bërë 'romanist', nuk është e bazuar në trofe, ose në atë se cila skuadër dëshiron të më blejë", ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›