Berisha: 24 orë ujë në 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në hapjen e Konferencës së 9-të Kombëtare e Ujit dhe Kanalizimeve. Gjatë kësaj konference Kryeministri Berisha siguroi se katër vitet që vijnë janë vitet më ambicioze në historinë e këtij vendi për garantimin e qytetarëve shqiptarë furnizim 24 orë me ujë, vitet në të cilat qeveria zotohet të përfundojë mbi 14 impiante të kanalizimeve të ujërave të zeza. Kryeministri tha se qeveria është e angazhuar të rindërtojë dhe rrjetëzojë sistemin e kanalizimeve në sipërfaqen më të gjerë të mundshme.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë ministra të kabinetit qeveritar, drejtues të Shoqatës Kombëtare të Ujësjellës - Kanalizimeve të Shqipërisë, përfaqësues të këtij sektori nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, përfaqësues të donatorëve në këtë fushë, etj.