De Sika – Xhini, vjen çifti i ri i komikëve italianë
“Krishtlindje në Rio de Xhanero”, titullohet filmi më i fundit që pason serinë e nisur ndër vite nga protagonisti kryesor, aktori i njohur italian Kristian de Sika. De Sika do të ketë përkrah një tjetër aktor komik, Massimo Xhinin, i cili gjithashtu, do të jetë protagonist i këtij filmi. Regjisori Neri Parenti do të nisë xhirimet e filmit në fund të gushtit dhe do të filmojë për rreth 10 javë. De Sika – Xhini, do të jetë një çift që bie njëkohësisht në rolin e viktimës dhe predatorit. Në stafin e filmit janë edhe aktorë të tjerë si Fabio De Luixhi dhe Mikele Hunziker. Filmi pritet të dalë nëpër kinema këtë dhjetor. Regjisori shpjegon se çifti i komikëve De Sika – Xhini nuk ka qenë një koincidencë por një zgjedhje e menduar mirë. “Me Kristianin kam punuar edhe më parë te “Krishtlindje në Nju Jork”, dhe ka qenë tepër rezutativ”, - thotë ai. Regjisori ka zgjedhur që edhe këtë herë t’i besojë peshën kryesore aktorit De Sika dhe është i bindur se ka bërë gjënë e duhur. Nëse zgjidhja e partnerit të De Sikës do të qe Masimo Boldi, nuancat e filmit do të ishin më infantile dhe më surreale. Të paktën kështu e mendon regjisori i cili kësaj here e ka përjashtuar komikun Boldi për herë të parë prej stafit të tij. Regjisori përfundon se “Sa i takon çiftit të komikëve që kam zgjedhur këtë herë mund të shtoj këtu që do të jenë komikë edhe nga aspekti plastik, pra i fizikut dhe lëvizjeve. Besoj do të jetë një film surprizë për publikun, megjithëse do të ngjajë në mjaft aspekte me episodet paraardhëse...”.
P. GROSI
14 Gusht 2008