E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja vjen nga telefoni, horrori amerikano-japonez në Millenium II



Imagjinoni sikur të merrni në celuarin tuaj një mesazh zanor që ju predikon vdekjen tuaj. Në filmin “One missed call” në shqip “Një thirrje e humbur” Bett Rejmond (interpretuar nga Shannyn Sossamon) ka parë të vdesin dy nga miqtë e saj më të mirë dhe dyshon se pas telefontave ka dicka të errët , por askush nuk e beson. Jo tamam askush, pasi është dedektivi Jack Andreës (interpretuar nga Edëard Burns) i cili ka humbur motrën e tij në rrethana të ngjashme dhe që bashkë me Betin vendosin të zbulojnë misterin. Ndonëse kohët përparojnë duket se jehona e horrorit nuk mund të vijë pa marrë hua ambjente dhe histori nga Orienti. Kështu pas versionit amerikan të filmit “The eye” vepër e David Moreau dhe Xavier Palud është radha e regjisorit francez Eric Valette që të realizojë drejtimin e versionit të një horrori aziatik. Regjisorin e bindi skenari i fimosur nga Andreë Klavan, një skenarist i njohur në botën e kinemasë që ka inspiruar Klint Istvud për të sjellë në ekranin e madh romanin "Mrs. Ëhite and True Crime". "Ajo që më pëlqeu nga skripti amerikan “ thotë Valette, “ishte forca e ritmit dhe e personazheve.”. ndonëse është një fans i madh i regjisorit japonez Takashi Miike, autor i filmit origjinal Valette deklaron qe nuk e ka parë “The Call”. "Në France doli në kinema kur unë isha duke menduar cfarë të bëja me skenarin e versionit të ri dhe mendova se do të ishte më mirë të mos e shikoja që të mos kushtëzohesha gjatë punës sime". Të njëjtin qëndrim regjisori ua ka imponuar edhe aktorëve duke u kërkuar që të mos e shikojnë filmin. Sipas regjisorit “One missed call” ka atmosferën tipike të filmave të viteve 70. "Është sikur të kthehet në rrënjët e horrorit kur dhuna nuk tregohet me litra gjaku, por është më e rafinuar, më e pjekur përkundrejt filmave të tjerë hollivudianë " përfundon regjisori. Dhe kaq do të mjaftonte për të nisur punën për realizmin e filmit “One missed Call”, i cili pasi ka bërë xhiron e itj në shumë kinema të botës vjen në kinema Millennium, duke filluar projeksionet e tij më datë 14 gusht. Padyshim që “telefonata japoneze” ka qenë mjaft e suksesshme përderisa ka nxitur Warner Bross që të financojë ndonëse me buxhet të vogël, një version amerikan të trillerit të Takashi Mike. Regjisori japonez është cilësuar një mjeshtër i horrorit, që e çon tmerrin shpesh në kufijtë e të dukshmes, duke ndërtuar një histori të fortë dhe mbresëlënëse. Takashi Mike me filmin e tij arriti të hynte në një sintoni aq të përkryer me spektatorin sa që në momente të caktuara e bëri të ndihej sikur do të binte telefoni dhe të paralajmëronte vdekjen. Megjithatë edhe versioni amerikan i këtij filmi që fillon të shfaqet që nga dita e enjte në Millennium 2, nuk është më poshtë origjinalit. Filmi ka marrë dy nominime për dy protagonistet e tij. Në Teen Choice Award jane kandiduar si aktori dhe aktorja me e mire horror Edward Burns dhe Shannyn Sossamon. Ndërkohë mes dy filmave, ka disa pika të përbashkëta. “One Missed Call” përfshin disa skena që janë në filmin original. Ai përfshin gjithashtu disa skena ekzorcizmi ku një nga personahzet vritet ndërsa është duke xhiruar shoun "American Miracles". Ngjashmëri të tjera vihen re në të gjitha personazhet e Beth Raymond, Leann Cole, Taylor Anthony, Jack Andrews, and Brian Sousa, të gjithë të bazuar në personazhet origjinale.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›