E Diel, 1 Nëntor 2026

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua, Rama: Pasurohet thesari i trashëgimisë kulturore

Një prej veprave më të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, Dea e Butrintit, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar rikthimin e veprës një “lajm të bukur” dhe duke theksuar rëndësinë e saj për pasurimin e mëtejshëm të thesareve të historisë dhe kulturës shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Deas së Butrintit në shtëpinë e saj, duke pasuruar edhe më shumë thesarin e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama.

Rikthimi i saj në Butrint i jep mundësi vizitorëve dhe studiuesve ta shohin veprën në kontekstin historik dhe arkeologjik të vendit ku ajo u zbulua.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›