E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat mes deputetëve të PD-së, Beja: Shtëpitë botuese kanë ndikuar tek deputetët

Fato Beja

Mark Marku

Dy deputetë të mzhorancës, Mark Marku dhe Fatos Beja, kanë debatuar gjatë seancës në Kuvendit për ligjin e arsimit. Debati mes tyre shkoi deri në akuza të ndërsjellta. Ishte drejtuesja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ajo e cila u mundua të shuaj konfliktin mes tyre.

Ish-ministri i Arsimit, Beja, u shpreh se po miratohet një ligj i cili pasuron shtëpitë botuese dhe rrënon xhepat e nxënësve të shkollave pasi detyrohen që çdo dy vjet të blejnë libra të rinj. Ai kundërshtoi ligjin që lejon mësimdhënien me libra alternativë.

Por nënkryetari i Komisionit për Edukimin, Marku, u shpreh se ligji është diskutuar dhe ka marrë mbështetje. Një individ mund të ketë interes ndërsa një komisioni i tërë nuk mund të ketë interesa, tha Marku.

Beja u kundërpërgjigj duke thënë se nuk është komisioni që harton ligjet por qeveria, komisioni mund të amendojë ligjin. Ai akuzoi se shtëpitë botuese kanë arritur të ndikojnë mbi anëtarët e këtij komisioni.

Marku duhet ta dinë që çdo gjë që vjen nga komisioni është vetëm amendament ndërsa ligji vjen nga qeveria. Botuesit kanë arritur të ndikojnë në komision dhe këtu në sallë kjo u duk, në votim në mënyrë që të shiten sa më shumë libra. Alternative të ketë por jo në kurriz të nxënësve. Pasi nxënësit do të detyrë që çdo dy vjet të blejnë libra të rinj sepse disa njerëz kërkojnë të bëjnë para, tha Beja. Ish-ministri i Arsimi e mbylli fjalën e tij duke u zotuar se do të amendonjë ligjin në mbrojte të të drejtave të nxënësve. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›