Një dashuri e pamundur, dy të rinj helmohen me fotoksinë

Mjekte duke shpqetuar nje pacient, foto arkiv
Një dashuri e parealizuar për pak sa nuk i ka kushtuar jetën dy të rinjve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Durrësit, ku dy të rinj janë helmuar me fotoksinë, për shkak se nuk mund të realizonin dot marrëdhënien e tyre të dashurisë.
Mësohet se fillimisht fotoksinën e ka pirë djali 21-vjeçar, por e dashura e tij, 24 vjeçe u mundua ta shpëtonte, duke i bërë frymëmarrje artificiale, por ka mbetur e helmuar edhe ajo vetë.
Menjëherë pas kësaj ngjarje dy të rinjtë u dërguan drejt spitalit të Durrësit, duke shpëtuar nga fundi fatal pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha.
Mësohet se vajza dhe djali ishin të martuar dhe kishte secili familje me partnerë të tjerë, por mes tyre kishte nisur një histori dashuri, e cila ishte e pamundur.
Ka qenë ky shkaku i vendimit ekstrem, duke u vetëflijuar të dy të rinjtë në emër të dashurisë.
Nga ana e policisë nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Mark Brungaj/