E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia ngre statujën e Nënë Terezës

Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup

Pas ngritjes së statujës për Aleksandërin e Madhe dhe babait të tij Filipi i Maqedonisë, një vit më parë, gjë e cila krijoi zhurmë diplomatike, tashmë Maqedonia do të ngrejë statujë edhe për Nënë Terezën.

Zyrtarët lokal të Shkupit kanë bërë të ditur se statuja 30 metra e gjatë e Nënë Terezës, e cila ka lindur me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu në këtë qytet në vitin 1910, do të vendoset afër Aleksandërit të Madhe.

Familja e saj nga Shkodra erdhi në Shkup ndërsa dy prindërit e saj thuhet se kanë lindur në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova, kanë statujë të Nënë Terezës si dhe u kanë vendosur emrin e saj rrugëve, aeroporteve, ndërtesave publike.

Shkupi tashmë e ka statujën prej bronzi të fitueses së Çmimit Nobel për Paqen dhe një shtëpi memorial, ku ajo është pagëzuar.

Propozimi është kundërshtuar nga banorët. Sheshi ka mjaftueshëm monumente, për Nënë Terezën duhet të gjejnë një vend tjetër, thotë njëri për Balkan Insight. Është shumë afër Aleksandërit. Nuk ka as kuptim estetik, thotë një tjetër.

Por të paktën statuja e Nënë Terezës do të jetë e veshur dhe nuk do të nxisë instinktin e maqedonasve, si statuja e Prometeut jashtë ndërtesës së parlamentit.

Ndërkohë, zyrtarët kenë mohuar lajmin se do qendra e qytetit do të quhet Aleksandria. Kjo do të ishte me shumë mundësi një lëvizje e cila do të shkaktonte fryrje të konfliktit për emrin me fqinjin e saj jugor, Greqinë. /REL/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›