Debat në Kuvend për pensionet e ish-ushtarakëve

Opozita ka dalë kundër draftit të hartuar nga Ministria e Financave, ndërkohë që ministri Ridvan Bode i ka mbrojtur draftin.
“Ish-ushtarakët sot përballen me pandjeshmërinë e Sali Berishës. Është një grup shoqëror që nuk ka vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë. Bode e ka thënë hapur se nuk do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka lekë. Gjë që nuk është e vërtetë”, tha deputeti socialist, Arben Ahmetaj.
Ai tha se opozita do të mbështesë këtë kategori, pasi sipas tij ish-ushtarakët nuk mund të marrin një pension kaq të vogël. “Si ka mundësi që ish ushtarakët të marrin një pension më të vogël se ai minimal. Ne si opozitë jemi të vendosur që jo vetëm, të mbështesim këtë grup, por që ditën e parë që do të hipim në qeveri do të shfuqizojmë këtë akt normativ”, shtoi deputeti socialist.
Nga ana e tij, kreu i Financave, Bode, sqaroi se akti normativ prek vetëm ushtarakët që kanë dalë në pension në mënyrë të parakohshme. “Nuk është fjala për pensionet e ish-ushtarakëve, ata janë tek diku tek 30 mijë. Bëhet fjalë për 7400 ish ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm”, tha Bode. Ai shtoi se “kjo synon të sigurojë një drejtësi shoqërore dhe të përmbushë disa favore që jepen nga Kuvendi për disa shtresa të caktuara shoqërore”./S.Ll/Start/
2010-12-23 11:11
[